Venizelos nesër në Tiranë, bisedime për marrëveshjen detare dhe toponimet

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, Venizelos do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nga ku më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai do të takojë edhe kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule. Venizelos do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Vizita e Venizelos në Shqipëri, zhvillohet disa ditë para asaj të presidentit grek Karolos Papulias, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 4 dhe 5 nëntor. Vizita bëhet edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014. Sipas medias greke, në takime do të trajtohen çështje dypalëshe si procesi i ratifikimit të marrëveshjes së ujërave detare, e cila ka mbetur e “ngrirë”, çështja e përcaktimit të zonave ekonomike ekskluzive, bashkëpunimi për gazsjellësin TAP, por dhe çështjet e migracionit, si ajo e pasaportave të fëmijëve të emigrantëve shqiptare, ku emrat e toponimeve greke janë shkruar vetëm në gjuhën shqipe dhe prej muajsh të tërë po krijojnë probleme të mëdha për lëvizjen e lirë të familjeve shqiptare që jetojnë në Greqi. /Elta Liksenaj/ ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar