Shtypi spanjoll shkruan se skuadra italiane e Milanit është në gjurmët e portierit të Real Madridit, Iker Kasijas. Lajmin e bën të ditur portalit iberik Sport.es, sipas të cilit kuqezinjtë duan ta mbyllin që në janar këtë tratativë me merengues. Në fakt do të ishin kontakte shumë domethënëse mes Milanit dhe menaxherit të portierit të
Shtypi spanjoll shkruan se skuadra italiane e Milanit është në gjurmët e portierit të Real Madridit, Iker Kasijas. Lajmin e bën të ditur portalit iberik Sport.es, sipas të cilit kuqezinjtë duan ta mbyllin që në janar këtë tratativë me merengues.
Në fakt do të ishin kontakte shumë domethënëse mes Milanit dhe menaxherit të portierit të galaktikëve, i cili ka humbur vendin si titullar ne skuadër.
Kështu që do të takoheshin të dy palët me dëshirë pasi portieri kërkon një vend në kombëtare dhe skuadra e Milanit ia ofron këtë, ndërsa Milani kërkon të gjejë trashëgimtarin e Abiatit.
Gjithashtu raportet shumë të mira mes Adriano Galianit dhe Florentino Perez mund të bëjnë pjesën tjetër.
Siç thekson dhe Sport.es: “Raporti i mirë mes klubeve mund ti lehtësojë transferimin e portierit, që nuk ka marrë akoma një vendim përfundimtar. Milan është i gatshëm të bëjë një sforco financiare, e vetjma pengesë është rivaliteti me Borusian dhe Arsenalin.”
Kasijas luajti vetëm pak minuta si titullar në ndeshjen kundër Gallatasarait, pasi u dëmtua nga shoku i skuadrës.
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *