Fushë-Kruje, vidhet treni i mallrave, zhduken 10 ton qymyr kokos

Fushë-Kruje, vidhet treni i mallrave, zhduken 10 ton qymyr kokos

Në trenin e mallrave të linjës Shkodër-Tiranë, ditën e djeshme është vjedhur mbi 10 ton qymyr kokos që transportohej në të. Dyshimet paraprake të policisë flasin se në vjedhje mund të jenë përfshirë dhe dy makinistë, ndërsa katër persona i kanë dalë përpara mjetit duke bërë që të ngadalësohet shpejtësia e trenit. Gjithashtu mësohet se

Në trenin e mallrave të linjës Shkodër-Tiranë, ditën e djeshme është vjedhur mbi 10 ton qymyr kokos që transportohej në të.

Dyshimet paraprake të policisë flasin se në vjedhje mund të jenë përfshirë dhe dy makinistë, ndërsa katër persona i kanë dalë përpara mjetit duke bërë që të ngadalësohet shpejtësia e trenit.

Gjithashtu mësohet se është bërë i mundur shkarkimi i qymyrit në tokë dhe më pas marrja e tij.

Edhe pse nuk dihen ende të qarta rrethanat e vjedhjes së një ngarkesë kaq të madhe, nga ana e policisë po hetohet intensivisht për zbardhjen e identiteteve të autorëve si dhe për zbulimin e mënyrës më të cilën është transportuar qymyri.

/Ardiol Hoxha/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar