Mançester Siti kërkon t’u rrëmbejë kushërinjve të urryer të Junajtid talentin shqiptar Adnan Januzaj. Edhe pse trajneri i të kuqve David Mojes kundërshtoi zërat për largimin e të riut, duket se sheiku Mansur është magjepsur pas ish-mesfushorit të Anderlehtit, duke kërkuar me çdo kusht t’i veshë fanellën e “Citizens”. Sipas të përditshmes “Metro”, Mançester Siti
Mançester Siti kërkon t’u rrëmbejë kushërinjve të urryer të Junajtid talentin shqiptar Adnan Januzaj. Edhe pse trajneri i të kuqve David Mojes kundërshtoi zërat për largimin e të riut, duket se sheiku Mansur është magjepsur pas ish-mesfushorit të Anderlehtit, duke kërkuar me çdo kusht t’i veshë fanellën e “Citizens”.
Sipas të përditshmes “Metro”, Mançester Siti kërkon ta joshë 18-vjeçarin me një pagë “faraonike”, duke i ofruar plot 45 mijë paund në javë. Kontrata në “Etihad” është gati. Januzaj duhet vetëm të marrë një vendim, pasi Manuel Pelegrini kërkon ta ketë në organikën e tij që prej muajit janar, kur hapet edhe merkatoja e dimrit. Mesfushori mund të nënshkruajë për 5 sezone me Sitin, nëse nuk zgjatet kontrata aktuale.
/Dorjan Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *