Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizon sot nga ora 11:00 në Kolegjin Universum, Hack Day Prishtina, ngjarjen e parë të kësaj natyre në Kosovë. “Hack Day”, ka për qëllim mbledhjen e apasionantëve të programimit, zhvillimit softuerik, administrimit të sistemeve, etj, me qëllim të demonstrimit të aftësive të tyre në lidhje me teknologjinë kompjuterike dhe sigurinë e
Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizon sot nga ora 11:00 në Kolegjin Universum, Hack Day Prishtina, ngjarjen e parë të kësaj natyre në Kosovë.
“Hack Day”, ka për qëllim mbledhjen e apasionantëve të programimit, zhvillimit softuerik, administrimit të sistemeve, etj, me qëllim të demonstrimit të aftësive të tyre në lidhje me teknologjinë kompjuterike dhe sigurinë e pajisjeve kompjuterike.
Përpos qëllimit edukativ, fituesi i kësaj ngjarje do të përfitojë epitetin e më të mirit për Hack Day 2013, dhe bursë në vlerë prej €3600.
Kjo garë ka qellime edukative dhe rreptësisht ndalohet “hacking” apo sulmi në sisteme që nuk janë pjesë e lojës. Asnjë aplikacion, ëeb, sistem, apo ndonjë njësi teknike në cfardo
forme, i/e cili është live, nuk do të jetë pjesë e lojës dhe nuk duhet të sulmohet.
E gjithë gara është përgatitur enkas për Hack Day Prishtina 2013 në Universum. Gjithashtu do të kemi kënaqsinë që nga Kampusi qëndror i Yahoo në Kaliforni, të lidhet direkt me video-konfernece, studenti kosovar Bajram Hoxha i cili është përzgjedhur për të marrë pjesë në Yahoo Hack Day USA.
Hack Day është ngjarja e parë e këtij lloji në Kosovë dhe organizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta që Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Universum ka përgatitur për këtë vit.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *