Gustavo: Edhe Bayern ka një pikë të dobët

Gustavo: Edhe Bayern ka një pikë të dobët

Mesfushori i Wolfsburg, Luiz Gustavo, ka deklaruar se fituesja e Champions League dhe e Bundesligës e kanë një dobësi. 26-vjeçari nuk është i frikësuar aspak nga skuadra që është nën drejtimin e Pep Guardiolës, dhe e pret me ankth ndeshjen e të shtunës në Allianz Arena. “Çdo skuadër e ka një pikë të dobët. Por

Mesfushori i Wolfsburg, Luiz Gustavo, ka deklaruar se fituesja e Champions League dhe e Bundesligës e kanë një dobësi. 26-vjeçari nuk është i frikësuar aspak nga skuadra që është nën drejtimin e Pep Guardiolës, dhe e pret me ankth ndeshjen e të shtunës në Allianz Arena.

“Çdo skuadër e ka një pikë të dobët. Por Bayern do të vazhdojë të improvizojë. Do të jetë një ditë shumë emocionuese. Unë do të takoj përsëri shumë miq”, u shpreh Gustavo.

Ndërkohë, trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking, beson se skuadra e tij do të arrijë të marri të paktën një ose tre pikë nga kjo ndeshje, por gjithashtu do të tregojë kujdes pasi Bayern mund të “shkatërrojë” çdo skuadër në Gjermani.

“Unë mendoj se çdo trajner do të provojë të zhvillojë një lojë shumë të mirë përballë Bayern Munich. Ti duhet besosh se mund të luash një lojë shumë të mirë”, tha Hecking rreth ndeshjes së të shtunës.

Wolfsburg, ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes në Bundesliga me tre fitore dhe tre humbje.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar