Topalli sulmon Arvizun: Je “Njeri i vockël”

Topalli sulmon Arvizun: Je “Njeri i vockël”

Menjëherë pas publikimit të deklaratave të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, se sulmet që ka ndërmarë Topalli janë të papranueshme, ish-kryetarja e Kuvendit ka postuar në në rrjetin e saj social “Facebook” një shënim ku e quan ambasadorin “njeri i vockël”. “Ende nën mbresat e pashlyeshme të emocioneve nga takimi frymëzues me një grua shtetare e

Menjëherë pas publikimit të deklaratave të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, se sulmet që ka ndërmarë Topalli janë të papranueshme, ish-kryetarja e Kuvendit ka postuar në në rrjetin e saj social “Facebook” një shënim ku e quan ambasadorin “njeri i vockël”.

“Ende nën mbresat e pashlyeshme të emocioneve nga takimi frymëzues me një grua shtetare e vizionare!! Ajo e kuptoi që një shtet i madh nuk mund të përfaqësohet (qoftë edhe në një vend të vogël) nga një njeri i vockël”,- shkruan Topalli.

Por sipas Topallit, largimi i Arvizu nga Shqipëria është bërë nga ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton.

Gjithashtu ish-kryetarja e Kuvendit, postimin e saj në facebook e ka shoqëruar edhe me disa foto të vizitës së Hilary Clinton në Shqipëri dhe fjalës së saj në Parlamentin shqiptar.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar