Në epokën digjitale mjafton një tweet për të hapur një debat të madh. Kjo gjë ka ndodhur në Spanjë, ku protogonist ka qenë lojtari i Barcelonës Gerard Pique. Mbrëmbjen e kaluar mbrojtësi i barçës ka “cicëruar” tek faqja e tij zyrtare me një frazë ironike për ndeshjen e mbrëmbshme të Real Madridit kundër Elche. “Unë
Në epokën digjitale mjafton një tweet për të hapur një debat të madh. Kjo gjë ka ndodhur në Spanjë, ku protogonist ka qenë lojtari i Barcelonës Gerard Pique.
Mbrëmbjen e kaluar mbrojtësi i barçës ka “cicëruar” tek faqja e tij zyrtare me një frazë ironike për ndeshjen e mbrëmbshme të Real Madridit kundër Elche.
“Unë jam duke parë një film komik në Canal+ Liga, shkon shumë në këtë orë të natës”, është mesazhi i publikuar për penalltinë e akorduar në favor të madrilenëve, e cila
ishte shumë vendimtare.
Ndërkohë që reagimet e lojtarëve të Real Madridit nuk kanë qenë aspak miqësore. I pari që ka komentuar deklaratën ka qenë tekniku Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes. “Pique, mundohu të luash dhe jo të flasësh, bëj gjëra më të mira në fushë”, ka qenë deklarata e trajnerit të “galaktikëve”.
Menjëherë ka ardhur edhe komenti në statusin e Pique nga mbrojtësi madrilen, Arbeloa, ku shkruan: “jam shumë i lumtur që dikush ka mundësi të shohi teatër në kinema.”
/Xhevahir Qardaku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *