Nënpunësi Civil, Basha-Ramës: Thirri mendjes, mos hidh në erë statusin

Nënpunësi Civil, Basha-Ramës: Thirri mendjes, mos hidh në erë statusin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Kryeministri Rama duhet të bëjë kujdes dhe të mos prishë konsensusin e arritur për “Nënpunësin Civil” dhe nëse ndodh kjo gjë pasojat do të bien mbi qeverinë e tij. z. Basha tha gjithashtu se ishte e majta shqiptare ajo e cila për një kohë të gjatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Kryeministri Rama duhet të bëjë kujdes dhe të mos prishë konsensusin e arritur për “Nënpunësin Civil” dhe nëse ndodh kjo gjë pasojat do të bien mbi qeverinë e tij.

z. Basha tha gjithashtu se ishte e majta shqiptare ajo e cila për një kohë të gjatë privoi Shqipërinë në mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. “Ligji për shërbimin civil ishte një ndër 3 ligjet e famshme me të cilat e majta privoi Shqipërinë nga marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Por tani po nëpërkëmbet ligji për nëpunësin civil. Këto 3 ligje i bllokoi Edi Rama. Më pas PS dhe LSI iu kthyen kërkesës sonë që 3 ligjet të miratohen por me një kusht, të hyjnë në fuqi më 1 shtator. Ramë në konsensus me kërkesën e tyre. Z. Rama tani në pushtet mendon ta hedhë në erë”, – shprehet z. Basha.

Duke folur më tej kreu i PD-së i drejton një apel kryeministrit ku shprehet: “Në emër të PD, të aleatëve tanë dua t’i them 2 gjëra të thjeshta, e para hiqe nga mendja mos e tento, konsensusi është një vlerë e veçantë të cilën duhet ta ruajmë fort si nyje për ecjen përpara të vendit. Vendi do të ketë nevojë për konsensusin ndërpartiak po aq sa për debatin, nëse shkelmohet ky konsensus përgjegjësia dhe pasojat do të bien mbi Ramën dhe qeverinë e tij. Ky akt do çojë në shkallmimin e Shërbimit Civil. Së dyti, nëse shkelmohet konsensusi për ligjin për nëpunësin civil, pasoja do bien mbi Ramën qeverinë e tij. Nëse shkelmohet pasojat do bien mbi nëpunësin civil, ndaj përpjekjeve të qindra ekspertëve për hartimin e tij, shkelmohen përpjekjet e viteve të tëra në ngritjen e nëpunësit civil. Shtyrja e hyrjes në fuqi të këtij ligji rrezikon statusin”, përfundon ai.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar