Rama pa mandat, nisin procedurat për zgjedhjet

Rama pa mandat, nisin procedurat për zgjedhjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga kjo ditë nuk është më kryetari i Partisë Socialiste sipas rregullave dhe statusit të kësaj partie. Dje ishte dita e fundit e ushtrimit të kësaj detyre që pas zgjedhjeve të zhvilluara më 26 shtator 2009 me parimin “një anëtar një votë”. Burime brënda kësaj partie shprehen të pashqetësuar sepse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga kjo ditë nuk është më kryetari i Partisë Socialiste sipas rregullave dhe statusit të kësaj partie. Dje ishte dita e fundit e ushtrimit të kësaj detyre që pas zgjedhjeve të zhvilluara më 26 shtator 2009 me parimin “një anëtar një votë”. Burime brënda kësaj partie shprehen të pashqetësuar sepse fituesi i zgjedhjeve dhe do të rimandatohet përsëri.

Për t’u respektuar statusi i kësaj partie, sekretari organizativ, Blendi Klosi, e deputetët Taulant Balla e Bashkim Fino po përgatisin një raport në lidhje me zgjedhjen e kryetarit që do të udhëheqë PS-në në katër vitet e ardhshme. Zgjedhja e kryetarit të ri parashikohet shumë qartë edhe në nenin 28, pika 3 ku thuhet: “Kur vendi i Kryetarit të Partisë mbetet vakant, Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditëve dhe thërret brenda 30 ditëve Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë, për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të Kryetarit të ri të Partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit”.

Neni 30 , pika 2 jep edhe arsyet kur duhet të bëhen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie, ku z. Rama nuk detyrohet të japë dorëheqjen apo të ndërpresë mandatin, përveç përfundimit të periudhës kohore sic e parashikon statusi. “Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. Jep dorëheqjen; b. Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c. Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3”.

HAPAT E ZGJEDHJES SË KRYETARIT TË PS
Mblidhet kryesia e partisë
Thirret mbledhja e Asamblesë Kombëtare
Asambleja cakton datën e Kongresit të Jashtëzakonshëm
Në kongres administrohen kandidaturat për kryetar të partisë
Kongresi cakton datën e zgjedhjeve sipas parimit “një anëtar-një votë”

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar