Kina ka bllokuar qasjen në Facebook për një kohë të gjatë, por tani jo më. Facebook, rrjete të tjera sociale dhe disa kompani mediatike më së fundmi mund të prekin tregun e madh aziatik, por vetëm në një pjesë të vogël të tij. Kjo do të thotë se Facebook dhe faqe e tjera të internetit
Kina ka bllokuar qasjen në Facebook për një kohë të gjatë, por tani jo më.
Facebook, rrjete të tjera sociale dhe disa kompani mediatike më së fundmi mund të prekin tregun e madh aziatik, por vetëm në një pjesë të vogël të tij. Kjo do të thotë se Facebook dhe faqe e tjera të internetit të bllokuara në Kinë do të mund të hapen vetëm në një sipërfaqe prej 27 kilometrash/katrorë. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të vazhdojë të mbetet në fuqi bllokimi nga sistemi kinez i sigurisë që rastësisht është quajtur “Great Fireëall of China”.
Disa burime të qeverisë kineze kanë informuar se përfundimisht zona e tregtisë së lirë mund të zgjerohet gjatë viteve të ardhshme për të mbuluar tërë qarkun e Pudong, i cili është rreth 1.210 kilometra katrorë. Zona e tregtisë së lirë në Shangai është 28,78 kilometra katrorë dhe përfshin qarkun Pudong, Uaigaoqiao dhe zonën e Aeroportit Ndërkombëtar.
Qeveria shpreson se këto zona të tregtisë së lirë do të ndihmojnë në tërheqjen e investitorëve të huaj.
/Altin Tufa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *