Samsung planifikon të vijë me ekran të lakuar

Samsung planifikon të vijë me ekran të lakuar

Samsung Galaxy S4 dhe Samsung Galaxy Note 3 janë modelet më të avancuara të telefonave të mençur të Samsung për momentin. Por Samsung nuk resht së prezantuari projektet e saj të reja. Samsung është duke vazhduar me përpjekjet e saj mjaft interesante në pjesën tjetër të industrisë mobile pasi ka njoftuar se do të nisë

Samsung Galaxy S4 dhe Samsung Galaxy Note 3 janë modelet më të avancuara të telefonave të mençur të Samsung për momentin. Por Samsung nuk resht së prezantuari projektet e saj të reja.

Samsung është duke vazhduar me përpjekjet e saj mjaft interesante në pjesën tjetër të industrisë mobile pasi ka njoftuar se do të nisë në tetor një smartphone me një ekran të lakuar. Këtë na e bën të ditur kreu i marketingut të Samsung, Lee DJ i cili njoftoi gjatë ceremonisë së prezantimit të Galaxy Note 3 në Seul.

awddw

Specifikat në lidhje me pajisjen nuk janë dhënë, as emrin e saj. Sipas Engadget, pajisja do të ketë një panel OLED të lakuar, por nuk do të jetë “plotësisht elastike.”

Për më shumë detaje ja lëm kohës të na tregojë për këtë risi të Samsung.

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar