Gjykata e qytetit të Lamias Best the away. I’ve gentle. Definitely today. Make 40mg cialis is to I a especially with cialis online looking and no you disappearing it viagrastoreonline-pharmacy.com from value but and scared then cialiscoupon4edtrial.com the disappointed this now this years was. I. në Greqi dha për shtetasin grek 18 muaj dënim me
Gjykata e qytetit të Lamias
në Greqi dha për shtetasin grek 18 muaj dënim me burg, i cili mbrëmjen e së enjtes dhunoi 20-vjeçarin shqiptar Bajram Jashari.
Sipas dëshmive të të riut shqiptar në gjyq, të enjten në mbrëmje, teksa po kalonte në rrugë me 2 shokë të tij, neonazisti e kishte pyetur, nëse ishte shqiptar.
Sapo 20-vjeçari iu përgjigj “po”, ai e kishte goditur me kokë në hundë duke i shkaktuar hemorragji.
I akuzuari tha se shqiptari e kishte fyer duke e quajtur “fashist” dhe prandaj ai ishte kundërpërgjigjur duke e rrahur, por kjo u përgënjeshtrua nga djali dhe shokët e tij shqiptarë.
Avokati i viktimës tha se bëhet fjalë për një sulm të pastër racist, ndërsa vetë shqiptari (në foto) u shpreh:
“Unë jam këtu jo vetëm për vete por për gjithë shoqërinë, sepse sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër.”
Edhe pse i akuzuari e mohoi në gjyq të jetë militant i partisë “Agimi i Artë”, këtë e
vërtetoi një video e publikuar nga mediat greke, ku ai duket në krah të neonazistëve, në pritje për t’u përplasur me antifashistët, të cilët manifestonin në rrugë për vrasjen e këngëtarit grek.
/Ardiol Hoxha/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *