Në Britani, çdo dy minuta e gjysmë një shtetas i huaj pajiset me pasaportën e këtij vendi. Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat zyrtare në Britani, ku mësohet se që nga viti 2000 e deri më sot i është dhënë shtetësia më shumë se 2 milionë të huajve dhe emigrantëve. Kjo shënon një nga
Në Britani, çdo dy minuta e gjysmë një shtetas i huaj pajiset me pasaportën e këtij vendi.
Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat zyrtare në Britani, ku mësohet se që nga viti 2000 e deri më sot i është dhënë shtetësia më shumë se 2 milionë të huajve dhe emigrantëve.
Kjo shënon një nga shifrat më të larta të dhënies së shtetësisë në historinë e këtij vendi.
Me marrjen e shtetësisë britanike, shtetasit e rinj trajtohen si çdo vendas dhe kanë të njëjtin akses për ndihmat sociale për strehimin apo në tregun e punës.Për marrjen e shtetësisë në Britani, janë tre rrrugë.
E para në bazë të kohës së qëndrimit, ku pas qëndrimit 5-vjeçar merr lejen e përhershme të qëndrimit dhe pas një viti aplikon për shtetësinë.
E dyta përmes martesës me një shtetas britanik dhe e treta duke qenë fëmijë i një shtetasi britanik. Vetëm vitin e kaluar pati një rritje prej 14 përqindësh të dhënies së shtetësisë.
Burime brënda, Ministrisë së Brendshme thonë se, “shtetësia britanike është privilegj dhe jo e drejtë. Ne po forcojmë kërkesat për mësimin e gjuhës, për natyralizmin dhe lejen e përhershmedhe shifrat e fundit tregojnë se kërkesat për shtetësi po bien. Emigracioni është në nivelin
më të ulët.”
Në mesin e atyre që kanë fituar dhe po fitojnë shtetësinë, numërohen edhe një numër mjaft i lartë i shqiptarëve që plotësojnë kriteret.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *