PD: Rama të mos cënojë administratën publike dhe shërbimin civil

PD: Rama të mos cënojë administratën publike dhe shërbimin civil

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj , Oerd Bylykbashi, në  një deklarate për mediat nga selia blu ka akuzuar kryeministrin Rama për sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil. Bylykbashi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndali  menjëherë këtë sulm, ndaj një një prej aseteve më të vyera që ka vendi, siç

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj , Oerd Bylykbashi, në  një deklarate për mediat nga selia blu ka akuzuar kryeministrin Rama për sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil.

Bylykbashi, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndali  menjëherë këtë sulm, ndaj një një prej aseteve më të vyera që ka vendi, siç e ka quajtur ai administratën publike dhe shërbimin civil.

“Moscënimi i administratës publike dhe shërbimi civil, ishte një nga çështjet që zotit Rama ju theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse taksapaguesit europian sikundër taksapaguesit shqiptarë, kanë investuar miliona Euro në trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate.

PD-ja ju bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë çdo rast presioni dhe shkelje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike, ndaj këtij sulmi që synon zhbërjen e administratës publike shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantët partiakë”, theksoi deputeti demokrat  Bylykbashi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar