Zbardhen emrat që do të drejtojnë komisionet parlamentare në PS

Zbardhen emrat që do të drejtojnë komisionet parlamentare në PS

Partia Socialiste ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me dyer të mbyllura ku ka vendosur për emrat e deputetëve të cilët do të drejtojnë Komisionet Parlamentare. Mazhoranca e kryesuar nga PS–ja do të marrë drejtimin e 4 komisioneve parlamentare, ndërsa një i pestë mendohet t’i kalohet LSI–së ose ndonjë aleati tjetër. Në mbledhje u

Partia Socialiste ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me dyer të mbyllura ku ka vendosur për emrat e deputetëve të cilët do të drejtojnë Komisionet Parlamentare.

Mazhoranca e kryesuar nga PS–ja do të marrë drejtimin e 4 komisioneve parlamentare, ndërsa një i pestë mendohet t’i kalohet LSI–së ose ndonjë aleati tjetër.

Në mbledhje u vendos që Erjon Braçe të jetë kryetari i Komisonit të Ekonomisë, Eduart Shalsi të jetë kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Arta Dade kryetare e Komisionit të Jashtëm dhe Fatmir Xhafaj të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Gjithashtu u vendos që Alfred Peza të marrë detyrën e nënkryetarin e Komisionit të Medias, ndërsa Valentina Leskaj do marrë postin e kryetares së delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës.

Nënkryetari i Parlamentit u vendos të jetë Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ – së. Ndërsa për sa i përket nënkryetarëve të grupit parlamentar të PS – së, janë propozuar emrat e Taulant Ballës, Erjon Braçes dhe Vasilika Hysit. Tre emrat e mësipërm priten të miratohen nesër nga vetë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe më pas të shkojnë në Kuvend për votim.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar