Nishani: Prioriteti ynë rritja e garancisë për qytetarët

Nishani: Prioriteti ynë rritja e garancisë për qytetarët

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e parë të sezonit të ri gjyqsor, pas ndryshimit të mazhorancës qeverisëse. Takimi nisi me urimin e Presidentit Bujar Nishani për ministrin e ri të Drejtësisë, Nasip Naço, si anëtar i ri në KLD. Sipas kreut të shtetit, KLD në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë evropiane,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e parë të sezonit të ri gjyqsor, pas ndryshimit të mazhorancës qeverisëse. Takimi nisi me urimin e Presidentit Bujar Nishani për ministrin e ri të Drejtësisë, Nasip Naço, si anëtar i ri në KLD.

Sipas kreut të shtetit, KLD në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë evropiane, e duke vepruar si organ i pavarur, profesional dhe me transparencë të plotë, ka arritur që në një vit kohe të adaptoje praktikat më të mira, që në mënyre direkte rrisin respektimin e gjyqtarëve dhe besimin publik. “Në më pak se një vit kohë KLD zgjidhi ngërçin e vlerësimit profesional, atë të gjyqtarëve të trashëguar prej vitesh” tha z. Nishani.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e bërë nga Këshili i Lartë i Drejtësisë dhe theksoi se prioritet i tij është rritja e garancisë për qytetarët. “Kontrolli dhe balanca janë themelet e drejtësië dhe KLD do bëjë gjithçka që gjyqtarët të bëjnë diçka të tillë nëpërmjet vendimeve të tyre transparente”, perfundoi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar