Kryeministri Edi Rama vizitën e tij Zyrtare në Bruksel e mbylli me një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Europian, Catherine Ashton. Përmes një deklarate për shtyp Catherine Ashton Përveç përgëzimeve për marrjen e detyrës së re, e cilëson se ka zhvilluar një dialog të ngrohtë dhe të
Kryeministri Edi Rama vizitën e tij Zyrtare në Bruksel e mbylli me një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Europian, Catherine Ashton.
Përmes një deklarate për shtyp Catherine Ashton Përveç përgëzimeve për marrjen e detyrës së re, e cilëson se ka zhvilluar një dialog të ngrohtë dhe të hapur gjatë te cilit Edi Rama ka prezantuar përparësitë e qeverisë që drejton.
“Isha e lumtur të dëgjoja mbi angazhimin e qeverisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe ndaj gjithë rajonit. Mirëpres gjithashtu angazhimin e qeverisë së re për një dialog politik të brendshëm gjithëpërfshirës dhe për vijimin e rolit konstruktiv të Shqipërisë në rajon, në veçanti për respektimin e kufijve por edhe për ambicien për të thelluar marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit, me vendet anëtare të BE-së dhe një rreth të gjerë vendesh partnere”, thuhet në deklaratën e Ashton të shpërndarë pas takimit me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *