Kryetari i ri i Kuvendit, Ilir Meta duke iu pergjigjur interesit te medias për “çeshtjen e fotos se presidentit” ka deklaruar edhe njeherë se “ne tashmë duhet të orientohemi drejt figurave më përbashkuese”. Sipas tij, këto figura forcojnë unitetin kombëtar. “Sa i takon kësaj, kjo nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Nuk mund ta heq
Kryetari i ri i Kuvendit, Ilir Meta duke iu pergjigjur interesit te medias për “çeshtjen e fotos se presidentit” ka deklaruar edhe njeherë se “ne tashmë duhet të orientohemi drejt figurave më përbashkuese”.
Sipas tij, këto figura forcojnë unitetin kombëtar.
“Sa i takon kësaj, kjo nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Nuk mund ta heq portretin e presidentit nga zyra e kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson kuvendi dhe të asaj që përfaqëson presidenti në kushtetutë, ashtu sikurse
do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit”- tha Meta.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *