Halimi: Antikushtetuese, Rama firmosi për 10 minuta

Halimi: Antikushtetuese, Rama firmosi për 10 minuta

Partia Demokratike e ka akuzuar  qeverinë e re  se mori vendimet e saj të para në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e këshillit të ministrave. Eduard Halimi ish ministër i drejtësisë tha dje se qeverisë ju deshën vetëm 10 minuta për këto vendime kur sipas tij  ligjet e vendit sanksionojnë se rendi i ditës i

Partia Demokratike e ka akuzuar  qeverinë e re  se mori vendimet e saj të para në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e këshillit të ministrave. Eduard Halimi ish ministër i drejtësisë tha dje se qeverisë ju deshën vetëm 10 minuta për këto vendime kur sipas tij  ligjet e vendit sanksionojnë se rendi i ditës i mbledhjes së këshillit të ministrave duhet të përcaktohet dy ditë para.

“Ligji përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara. Vendimi fillimisht propozohet, pastaj shqyrtohet. Rama, përsëritës i shkeljes së kushtetutës. Për miratimin e një vendimi qeverie duhen që projektvendimi të propozohet, të merret dhe të shqyrtohet nga të gjitha ministritë”u shpreh Halimi.

Ish ministri i drejtesise, Halimi e cilëson të papranueshme shkeljen  e kushtetutës nga qeveria e majtë.

“Qytetarët presin një kryeministër që të dijë të respektojë kushtetutën, dhe jo të shkelë kushtetutën me të dyja këmbët. Kjo është e prapanueshme dhe e dënueshme”- u shpreh Eduart Halimi.

Menjëherë pas betimit në presidencë qeveria zhvilloi mbledhjen e saj të parë. Ajo mori vendim për heqjen e fotos së presidentit Nishani nga institucionet dhe zëvëndësimin e saj me atë të Ismail Qemalit. Një vendim tjetër ishte dhe  ai për ndalimin e importit te mbetjeve.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar