PD: Rama tërhiqu nga kodi i heshtjes

PD: Rama tërhiqu nga kodi i heshtjes

Partia Demokratike ka kërkuar nga Qeveria Rama që të zbatojë me korrektësi të gjitha standardet për informimin e publikut dhe të tërheqë kodin e heshtjes që e ka vënë tashmë në funksion. Kjo deklaratë është bërë nga zëdhënsja e grupit parlamentar të PD-së, deputetja Jorida Tabaku. “PD shpreh shqetësim për miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm

Partia Demokratike ka kërkuar nga Qeveria Rama që të zbatojë me korrektësi të gjitha standardet për informimin e publikut dhe të tërheqë kodin e heshtjes që e ka vënë tashmë në funksion. Kjo deklaratë është bërë nga zëdhënsja e grupit parlamentar të PD-së, deputetja Jorida Tabaku.

“PD shpreh shqetësim për miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të të ashtuquajturit kod të etikës, që është kodi i heshtjes, qeveria Rama po krijon sistem të mbyllur ku çdo gjë duhet të kaloje nëpër filtrat e kodit, aktet flasin qartë, në ditën e parë të punës qeveria shpalli si të bunkerizohet, si ta prodhojë imazhin e saj, jo nëpërmjet hapjes. Pse gjithë ky nxitim për të dalë nga rrezja e transparencës. Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjetet e reja, censurë e rrezikshme”, tha ajo në deklaratën për shtyp.

Sipas deputetes Tabaku, PD nuk ka iluzion se Rama flet ndryshe dhe vepron ndryshe, duke i reduktuar në 10 copë premtimet, ndërkohë që sot ata firmosën aktin që shkallmon transparencën për publikun.

PD i kujton Rames se transparenca eshte detyrim qe qeveria ka perpara mediave e qytetareve.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar