Johan de Nysschen, presidenti i kompanisë Infiniti, ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e kësaj kompanie prestigjioze. Gjatë një interviste të dhënë për revistën “Auto Express”, de Nysschen ka deklaruar se vetura Infiniti është e rëndësishme për të ardhmen e tyre, duke pranuar se duhet të ketë karakter të fortë dhe njëherësh fuqi të
Johan de Nysschen, presidenti i kompanisë Infiniti, ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e kësaj kompanie prestigjioze.
Gjatë një interviste të dhënë për revistën “Auto Express”, de Nysschen ka deklaruar se vetura Infiniti është e rëndësishme për të ardhmen e tyre, duke pranuar se duhet të ketë karakter të fortë dhe njëherësh fuqi të madhe motorike.
Edhe pse ende nuk dihet saktë se kur do të filloi prodhimi serik i kësaj veture, drejtori ekzekutiv thotë se deri në fund të kësaj dekade dëshiron ta shoh fillimin e prodhimit serik të modelit Essence.
Drejtori i dizajnit Alfonso Albaisa, për sa i përket prodhimit të veturave të kësaj marke, ka pranuar haptazi para gazetarëve se kjo kompani është duke punuar në tetë modelet e ardhshme dy prej të cilëve do të jenë plotësisht të rinj.
Ai refuzoi të zbuloi detaje, duke thënë se bashkëpunimi me Mercedes u jep atyre më shumë hapësirë të ekspolorojnë dhe të prodhojnë diçka më të fuqishme.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *