Ahmeti uron Ramën: Së bashku për realizimin e projektit tonë

Ahmeti uron Ramën: Së bashku për realizimin e projektit tonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar për detyrën kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Rama. Z. Ahmeti ishte nga të parët politikanë nga Maqedonia që uroi kryeministrin Rama pas votimit në Kuvend, ku mori 82 vota “pro” dhe 55 “kundër”. “Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar për detyrën kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Rama.

Z. Ahmeti ishte nga të parët politikanë nga Maqedonia që uroi kryeministrin Rama pas votimit në Kuvend, ku mori 82 vota “pro” dhe 55 “kundër”. “Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj për Kryeministër i Republikës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit”, thuhet në mesazhin e kreut të BDI-së.

Ali Ahmeti i ka cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit si një vendosje e standardeve të reja demokratike në Shqipëri, që do të mundësojnë sipas tij marrjen e statusit të kandidatit për në BE.

“Duke shprehur konsideratën time të lartë, ju uroj punë të mbarë dhe ju siguroj që tek unë do të gjeni një mik dhe bashkëpunëtor në realizimin e projektit tonë të përbashkët rajonal për integrim euroatlantik”, thuhet në fund të telegramit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar