Qeveria e re miraton 3 vendimet e para

Qeveria e re miraton 3 vendimet e para

Pas betimit në Presidencë, kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbrëmë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave në selinë e Kryeministrisë. Qeveria “Rama” në këtë mbledhje miratoi tre vendimet e para. Vendimet janë bërë publike në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Një nga vendimet është heqja e fotos së Presidentit të Republikës dhe vendosjen e fotos së fotos

Pas betimit në Presidencë, kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbrëmë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave në selinë e Kryeministrisë. Qeveria “Rama” në këtë mbledhje miratoi tre vendimet e para.

Vendimet janë bërë publike në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Një nga vendimet është heqja e fotos së Presidentit të Republikës dhe vendosjen e fotos së fotos së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, nëpër të gjitha zyrat e institucioneve shtetërore.

Publikimi i tre vendimeve të qeverisë është bërë në faqen zyrtare të Kryeministris ku shkruhet se:

“Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:
1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;
3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.

/Erilda Sulika/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar