Deputeti socialist Erjon Braçe foli dje për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ai duhet të kërkojë ndjesë për Kosovën dhe kosovarët. “Të kërkojë ndjesë për përndjekjen, ndalimin, arrestimin dhe informimin e të gjithë anëtarëve të Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës, përfshirë Adem Jasharin, Hashim Thaçin etj. Të kërkojë ndjesë për sulmet e vazhdueshme dhe
Deputeti socialist Erjon Braçe foli dje për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ai duhet të kërkojë ndjesë për Kosovën dhe kosovarët. “Të kërkojë ndjesë për përndjekjen, ndalimin, arrestimin dhe informimin e të gjithë anëtarëve të Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës, përfshirë Adem Jasharin, Hashim Thaçin etj. Të kërkojë ndjesë për sulmet e vazhdueshme dhe cilësimin e UÇK-së si një lëvizje terroriste, marksiste-leniniste”.
Më tej, Braçe shprehet se Berisha duhet të kërkojë ndjesë për qëndrimet e tij përçarëse gjatë luftës në Kosovë, investimin e tij personal në krijimin e grupeve paralele ushtarake, me synim vetëm ruajtjen e influencës së tij personale në Kosovë. Ai rendit një listë të gjatë episodesh, për të cilat sipas tij, Berisha duhet t’u kërkojë falje kosovarëve.
Kështu, ai kujton qëndrimin e Berishës për Rambujenë, qëndrimet e tij gjatë kohës kur në Kuvendin e Shqipërisë kërkohej që të lejoheshin trupat e NATO-s të instaloheshin në Shqipëri gjatë operacionit për çlirimin e Kosovës. “Të kërkojë ndjesë për marrëdhënien e ngushtë, familjare e të biznesit, të një prej pinjollëve të nomenklaturës së regjimit të Millosheviçit, Damir Fazlliç, futjen e tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe dhënien e aksesit të pakufizuar në këtë këshill të tij”, tha dje z. Braçe.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *