“Voyager 1” sonda kozmike është bërë zyrtarisht mjeti i parë i prodhuar nga njeriu që ka dalë nga sistemi unë diellor. Shkencëtarët e agjensisë kozmike amerikane NASA bënë me dije se pajisjet në bordin e sondës tregojnë se ajo doli nga fllucka kolosale e gazit që krijon dielli ynë dhe tani po lëviz në hapsirën
“Voyager 1” sonda kozmike është bërë zyrtarisht mjeti i parë i prodhuar nga njeriu që ka dalë nga sistemi unë diellor. Shkencëtarët e agjensisë kozmike amerikane NASA bënë me dije se pajisjet në bordin e sondës tregojnë se ajo doli nga fllucka kolosale e gazit që krijon dielli ynë dhe tani po lëviz në hapsirën ndëryjore.
Voyager u nis nga Toka në vitin 1977 dhe misioni kryesor i saj ishte studimi i planetëve të sistemit diellor, por pasi i kaloi këta të fundit, ajo vazhdon t’i largohet shtëpisë duke dërguar të dhëna të reja.
Sot, ky mision veteran i NASA-s është 19 miliardë kilometra larg Tokës. Kjo distancë është kaq e madhe, saqë sinjaleve radio që sonda dërgon, pavarësisht se udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, i duhen 17 orë që të mbërrijnë në tokë.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *