Kombet e Bashkuara tregojnë se vdekshmëria e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare është përgjysmuar që nga viti 1990. Sipas studimeve të fondit të OKB-së për fëmijët, UNICEF, të publikuar ditën e sotme , rreth 6.6 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare kanë vdekur vetëm gjatë vitit të kaluar – më shumë se 18.000 në ditë. Afrika dhe
Kombet e Bashkuara tregojnë se vdekshmëria e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare është përgjysmuar që nga viti 1990.
Sipas studimeve të fondit të OKB-së për fëmijët, UNICEF, të publikuar ditën e sotme , rreth 6.6 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare kanë vdekur vetëm gjatë vitit të kaluar – më shumë se 18.000 në ditë.
Afrika dhe Azia kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë . Pothuajse gjysma e viktimave janë nga vendet si Nigeria, Kongo, India, Pakistani dhe Kina.
Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se shkaktarët kryesorë të vdekjeve janë sëmundjet si pneumonia, diarrea dhe malaria.
Edhe pse duket një rënie e konsiderueshme e shkallës së vdekshmërisë, ajo nuk mjafton për të arritur pritshmëritë e planit të Objektivave të Mileniumit, sipas të cilit, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën 5-vjeçare duhet të ulet për dy të tretat deri në vitin 2015.
Kombet e Bashkuara alarmojnë se 35 milionë fëmijë mund të vdesin kryesisht nga shkaktarë të parandalueshëm në mes të vitit 2015 e 2018, nëse komuniteti botëror nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për parandalimin e këtij trendi.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *