Debat, cilët ishin 8 deputetët e opozitës që votuan Metën

Debat, cilët ishin 8 deputetët e opozitës që votuan Metën

Menjëherë pas  zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit në kampin e djathtë ka nisur debati se cilët ishin ata që votuan Metën si kryetar Kuvendi. Në këtë situatë të vështirë askush nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Edi Paloka ishte i pari që ka reaguar duke theksuar se PD më përpara kishte marë një vendim

Menjëherë pas  zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit në kampin e djathtë ka nisur debati se cilët ishin ata që votuan Metën si kryetar Kuvendi. Në këtë situatë të vështirë askush nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Edi Paloka ishte i pari që ka reaguar duke theksuar se PD më përpara kishte marë një vendim për të votuar kundër Metës.

“Ju garantoj që nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat edhe sikur të ishin 8 apo 18 nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër. Ju prisni që unë të bëj hetuesin, nuhatësin. As nuk e dëgjova rezultatin s’më interesonte, tani po e marr vesh nga ju”, tha Paloka gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu, kreu i PDIU-së në një deklaratë për shtyp, është shprehur se përfaqësuesit e tij politikë kanë votuar kundër Ilir Metës për kryetar Kuvendi.

Edhe Partia Republikane sqaron se as kjo forcë politike nuk ka votuar pro tij. Nard Ndoka  ka deklaruar se vota e tij ishte kundër zotit Meta. Deputetja Majlinda Bregu është shprehur e indinjuar së nuk e priste që Meta të zgjidhesh me një mazhorancë të madhe votash.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar