Presidenti i Republikës , Bujar Nishani dekretoi emërimin e Edi Rames si Kryeministër i vendit. Dekretimi u be 24 ore pasi Presidenti mori kërkesën nga ana e mazhorancës për të dekretuar drejtuesin e ri të qeverisë. Presidenti e priti kryeministrin e ri Rama sot në orën 10 në seline e presidencës dhe zhvilloi më të
Presidenti i Republikës , Bujar Nishani dekretoi emërimin e Edi Rames si Kryeministër i vendit. Dekretimi u be 24 ore pasi Presidenti mori kërkesën nga ana e mazhorancës për të dekretuar drejtuesin e ri të qeverisë.
Presidenti e priti kryeministrin e ri Rama sot në orën 10 në seline e presidencës dhe zhvilloi më të një takim që zgjati 30 minuta. Në këtë takim Nishani i dorëzoi edhe dekretin e emërimit.
Nje dite me parë në presidence ishte ish-kryeministri Sali Berisha që dorezoi dorëheqjen para së të hapej seanca e parë e Kuvendit. Takimi është zhvilluar një orë para nisjes së seancës së Kuvendit, ku po betohen të gjithë deputetet, të cilët kaluan në Komisionin e Verifikimit të Mandateve e me pas të zgjidhet edhe kryetari i kuvendit që në këtë rast ai është Ilir Meta. Pas kesaj procedure Kuvendi nis punën normalisht.
/Blerand Ismaili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *