Gjithçka ose asgjë ! Sot luhet verdikti final

Gjithçka ose asgjë ! Sot luhet verdikti final

Sot nuk ka më vend për gabime.  Djemtë kuqezi duhet të fitojnë përballë Islandës për të vazhduar ëndrrën “ Brazil 2014”. Armata e De Biazit ka zbarkuar në ishullin e akullt ku do të përballën në mbrëmje me Islandër në përpjekje për të siguruar 3-pikëshin që do mbante gjallë shpresat për kualifikim. Shqipëria vjen në

Sot nuk ka më vend për gabime.  Djemtë kuqezi duhet të fitojnë përballë Islandës për të vazhduar ëndrrën “ Brazil 2014”.

Armata e De Biazit ka zbarkuar në ishullin e akullt ku do të përballën në mbrëmje me Islandër në përpjekje për të siguruar 3-pikëshin që do mbante gjallë shpresat për kualifikim. Shqipëria vjen në këtë ndeshjë pas një humbje shokuese në Slloveni  1-0 , ndërsa Islanda vjen pas barazimit surpriz përballë Zvicres 4-4.

Në ndëshjën e parë mes këtyre skuadrave , ishullorët arritën të fitonin në “ Qemal Stafa” në minutat e fundit më rezultatin 1-2. Është koha për ti kthyer vizitën Islandezëve de pse jo të dalin më 3 pikë nga Rejkjaviku.

De Biazi do t’i rikthehet klasikes 4-4-2 me Canën Telin në qëndër dhe nga krahët Dallku e Lila. Mesfusha duket se ka dyshime po më të mundshmit janë Bulku , Rama , Vila dhe Abrashi. Sytë janë drejtuar nga sulmi që do ta udhëheqin Cana dhe Salihi.

Kuqezinjtë kanë edhe 3 ndeshjë për të luajtur bashkë më këtë të mbrëmjes. Një fitorë do ti rristë shpresat për kualifikim pasi përballja kundër Qipros do të jetë për statistika sepse ky i fundit e shef veten në vënd të fundit pa shpresa për kuaifikim. Ndeshja tjeter do jetë në “ Qemal Stafa” përball Zvicrës, që sot mund të sigurojne kualifikim.

11- “ heronjtë kuqezi” janë në misionin “ o sot o kurrë” dhe sytë e një kombi janë drejt tyre dhe ëndrrës braziliane.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar