Sot betohen deputetët, Ilir Meta votohet kryetar Parlamenti

Sot betohen deputetët, Ilir Meta votohet kryetar Parlamenti

Pritet të nisë në orën 11:00 mbledhja e dytë e kuvendit , ku deputetët e rinj të bëjnë betimin e më pas të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që sikundër është bërë e ditur tashmë, do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Kuvendi çeli dje punimet e seancës së parë të legjislativit

Pritet të nisë në orën 11:00 mbledhja e dytë e kuvendit , ku deputetët e rinj të bëjnë betimin e më pas të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që sikundër është bërë e ditur tashmë, do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Kuvendi çeli dje punimet e seancës së parë të legjislativit të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Seanca u mbyll në orën 18:22, duke zgjatur  vetëm 12 minuta.

Kryeministri në ikje, Sali Berisha dhe pasardhësi i tij, Edi Rama shmangën qoftë edhe një shtrëngim duarsh ndërkohë që nuk munguan përshëndetjet e kortezisë mes deputetëve të të dyja krahëve.

Sikundër ishte bërë e ditur,  Parlamentin  e  ri e çeli, Namik Dokle, që në bazë të rregullores është deputeti i dytë më i vjetër në moshë pas Berishës që më herët bëri publik vendimin e tij për të refuzuar hapjen e seancës.

Në fjalimin e tij, Dokle nuk harroi të vinte në dukje nisjen e seancës pa bojkot nga palët, teksa u bëri apel grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe mirëkuptim në respekt të votës së popullit.

Kuvendi më pas miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve të 140 deputetëve të rinj. Ky proces, sipas rregullores parlamentare, i hap rrugën zgjedhjes së organeve drejtuese të Kuvendit.

Komisioni përbëhet nga 9 deputetë: 4 nga Partia Socialiste (Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare dhe Vexhi Muçmata); 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim (Vangjel Tavo) dhe 4 nga Partia Demokratike e opozitës (Voltana Ademi, Oerd Bylkbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani).

Në këtë  seance u zgjodh edhe Sekretaria e Përkohshme e Kuvendit, me anëtarë 3 deputetët më të rinj të Kuvendit, (Ylli Shehu, Olta Xhaçka dhe Klajda Gjosha).

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar