Majlinda Kelmendi : Në Shqipëri më refuzuan dy herë kërkesen për pasaportë , e sigurova sipas stilit shqiptar (me mik)

Majlinda Kelmendi : Në Shqipëri më refuzuan dy herë kërkesen për pasaportë , e sigurova sipas stilit shqiptar (me mik)

Kampionja e botës në xhudo , Majlinda Bregu ka rrëfyer se si ja kanë refuzuar dy herë kërkesën për pasaporte shqiptare me pretekstin se nuk ishte sportiste e zonja. Vajza nga Kosova që na bëri të gjithëve të ndihemi krenar për arrtjen e saj , është shfaqu në krah të Kryeministrit Sali Berisha para disa

Kampionja e botës në xhudo , Majlinda Bregu ka rrëfyer se si ja kanë refuzuar dy herë kërkesën për pasaporte shqiptare me pretekstin se nuk ishte sportiste e zonja.

Vajza nga Kosova që na bëri të gjithëve të ndihemi krenar për arrtjen e saj , është shfaqu në krah të Kryeministrit Sali Berisha para disa ditesh ku dhe ka marre përgëzimet e tij, edhe pse qeveria e tij i mohoi të drejtën e pasaportes.

Në një intervistë të dhënë  Kelmendi tha: “Në vitin 2008 na është mohuar dy herë pasaporta shqiptare. Disa specialistë të sportit në ministrinë e atëhershme, emrat nuk ua di, na e refuzuan kërkesën. Pasi kryem procedurat në Federatën e Xhudos në Kosovë dhe në Shqipëri, kërkesa duhej të shkonte edhe në Ministrinë e Sporteve, por një nga specialistët tha që Majlinda Kelmendi nuk është potencial për t’u bërë një sportiste kulminante. Sidoqoftë ne nuk jemi ndalur. Bashkë me disa miq në Shqipëri kemi shfrytëzuar ato kanalet e fshehta siç dimë ne shqiptarët dhe ia dolëm që të merrja pasaportën”

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar