UEFA gjobit Kukësin me 27 mijë euro

UEFA gjobit Kukësin me 27 mijë euro

Kukësi tashmë është detyruar të paguaje  plot 27 mijë euro UEFA-s. Goditja e  parë ishte humbja ndaj Lushnjës dhe e dyta erdhi dje për shkak të sjelljes së tifozëve në stadiumin “Qemal Stafa”. Burimet zyrtare të klubit tregojnë se dje në adresë të klubit kanë mbërritur disa shkresa nga UEFA, që janë vendime të komisionit

Kukësi tashmë është detyruar të paguaje  plot 27 mijë euro UEFA-s. Goditja e  parë ishte humbja ndaj Lushnjës dhe e dyta erdhi dje për shkak të sjelljes së tifozëve në stadiumin “Qemal Stafa”.

Burimet zyrtare të klubit tregojnë se dje në adresë të klubit kanë mbërritur disa shkresa nga UEFA, që janë vendime të komisionit disiplinor të këtij institucioni . 14 mijë euro gjobë për shkak të hedhjes së shisheve dhe fishekzjarre në përballjen me Sarajevon, ndërsa  13 mijë Euro për takimin me Metalurg Donjeck.

Kukësi nuk ia hedh me 27 mijë Euro në total, sepse janë në shqyrtim edhe relacionet e sfidës me Trabzonsporin, që me siguri kanë prova të mjaftueshme për ta dënuar skuadrën e Armando Cungut me një tjetër gjobë të majme.

Vendimet e disiplinorit të UEFA-s i kanë ardhur si një tjetër goditje për presidentin Safet Gjici, që ka bërë investime të mëdha për këtë ekip.Krahas ndërtimit të stadiumit të ri,  ai ka blerë shumë futbollist cilësor në merkaton e verës dhe është në kërkim të trofeut të Kampiones së Shqipërisë. Përgjegjësi për gjobat e vëna nga UEFA kanë pa dyshim edhe forcat e rendit, që janë treguar të paafta për të identifikuar dhe shoqëruar personat që e ngatërrojnë mbështetjen e skuadrës së zemrës me sjellje që janë ta patolerueshme nga qeveria e futbollit evropian.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar