E përditshmja “New York Times” ka publikuar një video tronditëse ku tregohen momentet në të cilën shtatë ushtarë të dorëzuar të ushtrisë siriane u ekzekutuan përpara kamerës nga kryengritësit që luftojnë për rrëzimin e regjimit. Ushtarët, të çarmatosur dhe të zhveshur, ekzekutohen pa gjyq dhe në shkelje të plotë të Konventës së Gjenevës për robërit
E përditshmja “New York Times” ka publikuar një video tronditëse ku tregohen momentet në të cilën shtatë ushtarë të dorëzuar të ushtrisë siriane u ekzekutuan përpara kamerës nga kryengritësit që luftojnë për rrëzimin e regjimit.
Ushtarët, të çarmatosur dhe të zhveshur, ekzekutohen pa gjyq dhe në shkelje të plotë të Konventës së Gjenevës për robërit e luftës.
Disa momente përpara ekzekutimit, lideri i grupit, Abdul Samad Issa, reciton disa poezi revolucionare dhe një lutje fetare.
Më pas ai qëllon me një plumb pas koke një prej rrobërve, ndërsa menjëherë më pas rebelët e tjerë hapin zjarr me breshëri duke bërë shoshë nga plumbat viktimat.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *