Ditën e djeshmë Lushnja ka kryesuar në ndeshjen me Kukësin. Trashi ka shënuar në minutën e 54-t, duke vulosur kështu fitoren befasuese të Lushnjes kundër nënkampionëve të Kukësit. Lagunarët e rikthyer në Superiore pas katër vitesh janë shfaqur të vendosur dhe të etur për fitore. Kështu fitorja merr vlera maksimale, pasi u arrit kundër një
Ditën e djeshmë Lushnja ka kryesuar në ndeshjen me Kukësin. Trashi ka shënuar në minutën e 54-t, duke vulosur kështu fitoren befasuese të Lushnjes kundër nënkampionëve të Kukësit.
Lagunarët e rikthyer në Superiore pas katër vitesh janë shfaqur të vendosur dhe të etur për fitore. Kështu fitorja merr vlera maksimale, pasi u arrit kundër një skuadre, që bëri histori me konkurimin në Europa League dhe që ishte një nga më të investuarat në merkaton e verës.
Duhet thënë se edhe kuksianët gjatë gjithë lojës u përpoqën të tregonin vlerat e tyre, dhe ishin ata të cilët krijuan disa mundësi mjaft të mira për shënim.
Kukësi pati dy mundësi mjaft të mira, por portieri Spaho nuk lejoi që topi të depërtonte në rrjetën e portës së tij .
Pas këmbënguljes së kuksianëve për të shënuar , vjen goli spektakolar i Trashit i cili vulos dhe fatin e kësaj ndeshje përmbyllëse për javën e parë të kampionatit tonë. Që e vendos Lushnjen në radhë me skuadrat kryesuese.
/Jonida Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *