Njërezit të fiksuar pas celularëve

Njërezit të fiksuar pas celularëve

Charlene de Guzman  : “Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin në telefonin celular” ,një tendencë që ajo e ka vënë në dukje në një film të shkurtër. Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta

Charlene de Guzman  : “Në ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin në telefonin celular” ,një tendencë që ajo e ka vënë në dukje në një film të shkurtër.

Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.

“Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram”, shkruan de Guzman në blogun e saj.

Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar