Felipe Massa beson në Çmimin e Madh të Italisë

Felipe Massa beson në Çmimin e Madh të Italisë

Felipe Massa shprehet i entuziasmuar dhe me besim për një paraqitje të mirë të Ferrarit në Çmimin e Madh të Italisë, gara e 12 sezonale në kalendarin e Formulës 1. “Gara në Monza është e veçantë, sidomos kur je një pilot i Ferrarit”, – shprehet braziliani, i cili mendon se mbështetja e tifozëve italianë do

Felipe Massa shprehet i entuziasmuar dhe me besim për një paraqitje të mirë të Ferrarit në Çmimin e Madh të Italisë, gara e 12 sezonale në kalendarin e Formulës 1.

“Gara në Monza është e veçantë, sidomos kur je një pilot i Ferrarit”, – shprehet braziliani, i cili mendon se mbështetja e tifozëve italianë do të jetë thelbësore për një rezultat të mirë.

Massa ka besim në rinovimin e kontratës me skuderinë e Maranello, pavarësisht zërave të merkatos që e shohin larg Ferrarit vitin e ardhshëm.

Raikkonen, Hulkenberg, Di Resta dhe Bianchi janë kandidatët për të zëvendësuar brazilianin si shokë skuadre të Fernando Alonsos.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar