De Biazi: Futemi në fushë për fitore

De Biazi: Futemi në fushë për fitore

6 dhe 10 shtator, 2 data të rëndësishme dhe ndoshta do të përbëjnë kulmet e historisë së futbollit shqiptar, pasi do të mësohet nëse Shqipëria do te marrë pjesë të paktën në fazën “play-off” për në Kampionatin Botëror. Për kombëtaren këto do të jënë 2 javë të rëndësishmë pasi përpara janë dy ndeshje, të cilat

6 dhe 10 shtator, 2 data të rëndësishme dhe ndoshta do të përbëjnë kulmet e historisë së futbollit shqiptar, pasi do të mësohet nëse Shqipëria do te marrë pjesë të paktën në fazën “play-off” për në Kampionatin Botëror. Për kombëtaren këto do të jënë 2 javë të rëndësishmë pasi përpara janë dy ndeshje, të cilat mund të vendosin fatin e këtyre eleminatore për djemtë e De Biazit.

E para në Slloveni(6 shtator) dhe e dyta në Islandë(10 shtator) dy transferta te rëndësishmë pasi kombëtarja do të luajë ndaj kundërshtarëve direkt për vendin e dytë në grupin E.

Trajneri De Biazi është shprehur ” Besoj se skuadra ka treguar rritje në personalitet dhe se di të menaxhojë situatën”. Gjë që tregon se ai është në gjendje të përballojë këtë situatë.Ai beson se është një grup i mirë futbollistësh,që di të përballet me kundërshtarin.

Skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në Botëror. Mendoj se çdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet përgatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë, por si çdo ekip, ka pikat e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit”- është shprehur De Biazi në konferencën për shtyp në ditën e parë të grumbullimit të kuqezinjve.

“E rëndësishme është të bëjmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët, por e kam thënë, që nuk kënaqem me rezultat minimal, por luajmë për maksimal. E kemi kualitetin dhe gabimi do të jetë nëse nuk përgatitemi mirë, por skuadra deri tani nuk ma ka dhënë këtë përshtypje. Kemi patur vazhdimësi në lojë dhe rezultate, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kjo skuadër është rritur në kualitet dhe në vetëbesimin te forcat e veta”, – ka përfunduar fjalimin e tij De Biazi.

/Nilda Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar