Ish-portieri legjendar Oliver Kahn ironizon blerjen e Gareth Bale nga Reali i Madridit, një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit. Gjermani e konsideron të ekzagjeruar shifrën prej 91 milionë eurosh që klubi madrilen derdhi në arkat e Totenhemit për të marrë shërbimet e uellsianit. “Asnjëherë nuk ka pasur një diferencë kaq të madhe
Ish-portieri legjendar Oliver Kahn ironizon blerjen e Gareth Bale nga Reali i Madridit, një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit.
Gjermani e konsideron të ekzagjeruar shifrën prej 91 milionë eurosh që klubi madrilen derdhi në arkat e Totenhemit për të marrë shërbimet e uellsianit.
“Asnjëherë nuk ka pasur një diferencë kaq të madhe mes vlerës së vërtetë të lojtarit dhe shumës për transferimin e tij. Nëse Gareth Bale mund të bëhet Tom Cruise i ardhshëm, duhet ta vërtetojë këtë gjë”, ironizon legjenda e portës gjermane dhe Bajernit të Mynihut.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *