Bajerni i Mynihut është fituesi i Super Kupës së Evropës për këtë vit, pas fitores nga pika e penalltive kundër Çelsit të Londrës. Të dyja skuadrat zhvilluan mbrëmë një lojë të hapur në stadiumin “Eden Arena” të Pragës, ku minutat e rregullta përfunduan në barazim 1-1, ndërsa në shtesa skuadrat shënuan secila nga një gol.
Bajerni i Mynihut është fituesi i Super Kupës së Evropës për këtë vit, pas fitores nga pika e penalltive kundër Çelsit të Londrës.
Të dyja skuadrat zhvilluan mbrëmë një lojë të hapur në stadiumin “Eden Arena” të Pragës, ku minutat e rregullta përfunduan në barazim 1-1, ndërsa në shtesa skuadrat shënuan secila nga një gol.
Serinë e golave e hapi Fernando Torres në minutën e 8-të, duke çuar në delir tifozët e Çelsit. Në fillim të pjesës së dytë, Franc Riberi barazon shifrat. Me një gjuajtje nga jashtë zonë futbollisti i shpallur së fundmi nga UEFA si më i miri i sezonit të kaluar la të shtangur portierin kundërshtar.
Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Në 15 minutat e para të shtesave Çelsi kalon edhe një herë në avantazh me anë të Eden Hazard, gol të cilit i përgjigjet në ekstremin e lojës Martinez, duke i çuar skuadrat drejtë penalltive.
Pas gjuajtjeve nga pika e bardhë, Lukaku ishte futbollisti i vetëm i Çelsit i cili dështoi përballë portierit bavarez Nojer.
Ky ishte edhe suksesi personal i radhës i teknikut Pep Guardiola përballë Hoze Murinjos. Ndërkohë Bajerni i Mynihut hyn në histori si skuadra e parë gjermane që fiton këtë trofe të rëndësishëm evropian. Rekordi mbahet nga Milani me pesë Super Kupa Evrope.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *