Pas barazimit të djeshëm pa gola kundrejt Atletiko Madridit, Barcelona arrin të ngrejë trofeun e Superkupës së Spanjës. Për këtë trajneri aktual i Barcelonës është shprehur, se ky titull është meritë e Vilanovës. Gjatë kësaj ndeshje kishte edhe të papritura, ku Filipe Luis dhe Arda Turan u ndëshkuan me karton të kuq, por më e
Pas barazimit të djeshëm pa gola kundrejt Atletiko Madridit, Barcelona arrin të ngrejë trofeun e Superkupës së Spanjës. Për këtë trajneri aktual i Barcelonës është shprehur, se ky titull është meritë e Vilanovës.
Gjatë kësaj ndeshje kishte edhe të papritura, ku Filipe Luis dhe Arda Turan u ndëshkuan me karton të kuq, por më e papritura ka qenë goditja e traverses nga Lionel Messi, duke e lënë kështu gjithçka në barazim pa gola.
Dje pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Tata Martino, i delegoi të gjithë meritat tek trajneri paraardhës, Tito Vilanova. Ky trofe u fitua falë barazimit në fushën e Madrilanëve 1-1.
“Jam shumë i lumtur, por ky ishte gjeneruar sezonin e kaluar. Unë nuk kisha të bëj asgjë me këtë. Ne jemi kampionë dhe ky titull është për lojtarët, dhe stafin e trajnerëve të Tito Vilanova”, ka thënë Martino pas mbarimit të gjithçkaje.
/Bekim Bici/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *