Çelsi ka bërë me dije në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Samuel Eton. Lojtari u transferua nga Anzhi Maçakala. 32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me londinezët. Ai u shpreh se ndihej i lumtur dhe dëshiron që të luajë sa më parë. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, dhe po
Çelsi ka bërë me dije në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Samuel Eton. Lojtari u transferua nga Anzhi Maçakala.
32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me londinezët. Ai u shpreh se ndihej i lumtur dhe dëshiron që të luajë sa më parë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, dhe po pres me padurim që të luaj. Ishte një vendim i vështirë, por pasi pashë kualitetin e Çelsit, dhe duke qenë se me Mourinjon ka qenë shumë i lumtur edhe më parë nuk e lash të më ikte kjo mundësi”, këto kanë qenë fjalët e para të Etos si lojtar i bluve.
Kamerunasi kaloi tek rusët në vitin 2011 duke u bërë lojtari më i paguar në botë. Ai përfitonte 20.5 milion euro në sezon.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *