UEFA ka përcaktuar vazot për secilën skuadër që do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Shorti do të hidhet sot në orën 17:00 në Montekarlo. Në vazon e parë janë skuadrat që kanë shënuar rezultatet më të mira vitet e fundit, mes të cilave edhe dy ekipet portugeze Porto dhe
UEFA ka përcaktuar vazot për secilën skuadër që do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Shorti do të hidhet sot në orën 17:00 në Montekarlo.
Në vazon e parë janë skuadrat që kanë shënuar rezultatet më të mira vitet e fundit, mes të cilave edhe dy ekipet portugeze Porto dhe Benfika. Në vazon e dytë ndodhet Juventusi dhe Milani, ndërsa në të tretën nënkampionët e Evropës, Borusia e Dortmundit dhe anglezët e Mançester Sitit.
Ja edhe vazot:
Vazo e parë: Bayern Munchen, Barcellona, Chelsea, Real Madrid,Manchester United, Porto, Benfica, Arsenal.
Vazo e dytë: Atletico Madrid, Shakhtar Donetsk, Schalke 04, Marseille, Cska Moska, Paris St Germain, Juventus, Milan.
Vazo e tretë: Ajax, Borussia Dortmund, Basel, Olympiacos, Galatasaray,Manchester City, Bayer Leverkusen, Zenit.
Vazo e katërt: Napoli, Anderlecht, Steaua Bucarest, Austria Vienna, Copenhagen, Real Sociedad, Celtic Glasgow, Viktoria Plzen.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *