Philipp Lahm është shprehur se Bajerni i Mynihut duhet të fajësojë vetëm veten për barazimin 1-1 në Bundesliga ndaj Freiburg. Ishte kosovari me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ai i cili e çoi në avantazh skuadrën bavareze në minutën e 33-të, por një gol në minutat e fundit të kohës së rregullt arriti të ndalojë skuadrën
Philipp Lahm është shprehur se Bajerni i Mynihut duhet të fajësojë vetëm veten për barazimin 1-1 në Bundesliga ndaj Freiburg.
Ishte kosovari me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ai i cili e çoi në avantazh skuadrën bavareze në minutën e 33-të, por një gol në minutat e fundit të kohës së rregullt arriti të ndalojë skuadrën e Pep Guardiolës për trepikëshin e rradhës.
Edhe pse Bayerni zgjodhi të lërë të pushojnë disa lojtarë në prag të Superkupës Evropiane, ndeshje e cila do të luhet të premten ndaj Çelsit, Lahm thotë se ata janë vetë fajtor për dështimin.
“Ne duhet të fajësojmë veten. Ne pranuam një gol të barazimit pak para fundit, por ne kishim shumë shanse për të shënuar në pjesën e dytë, para kësaj. Do të kishte mbaruar nëse ne do ta kishim bërë këtë. Në ndeshjet e fundit, ne kemi temtuar të nxjerrim rezultate të pastra dhe sot u ndëshkuam për këtë”, kështu është shprehur në një intervistë kapitani gjerman, Lahm.
/Bekim Bici/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *