Krasniqi: Partizani, “trampolinë” për në Evropë

Krasniqi: Partizani, “trampolinë” për në Evropë

Mbrojtësi nga Prishtina, Besnik Krasniqi synon që nëpërmjet Partizanit të Tiranës të depërtojë në stadiumet e mëdha të Evropës. Ish-futbollisti i Prishtinës, gjatë kësaj vere është transferuar tek Partizani, bashkë me tre lojtarët e tjerë, Labinot Ibrahimin, Behar Maliqin dhe Mentor Mazrekajn, të cilët kërkojnë shumë nga vetja dhe nga Partizani. Krasniqi ka shfaqur formë

Mbrojtësi nga Prishtina, Besnik Krasniqi synon që nëpërmjet Partizanit të Tiranës të depërtojë në stadiumet e mëdha të Evropës.

Ish-futbollisti i Prishtinës, gjatë kësaj vere është transferuar tek Partizani, bashkë me tre lojtarët e tjerë, Labinot Ibrahimin, Behar Maliqin dhe Mentor Mazrekajn, të cilët kërkojnë shumë nga vetja dhe nga Partizani.

Krasniqi ka shfaqur formë të mirë në ndeshjet prove që klubi i Partizanit ka bërë në prag të fillimit të sezonit të ri. Ndër të tjera ai tha për KosovaPress, se është i përgatitur mjaftueshëm për sfidat që ka përpara me Partizanin. Ky klub është “aventura” e tij e parë jashtë Kosovës.

“Jam përshtatur mjaft mirë dhe besoj se me kalimin e kohës do të përshtatem edhe me mirë tek Partizani. Ambiciet e klubit janë të sigurojmë një vend që çon në Kupat e Evropës. Realisht përmes Partizanit dua të luajë në Evropë. Shpresoj se do të arrijmë objektivat e klubit në mënyrë që të dalim në Evropë”, ka thënë Krasniqi.

Ai shpreson më të mirën për klubin e Partizanit. Ai ndër të tjera tha se do të japë më të mirën e tij për përparimin e Partizanit.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar