Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se vendi i tij është i gatshëm t’i ndëshkojë ata për të cilët ka dyshime të përdorimit të sulmit kimik. Ai tha sot në Paris, se lufta civile në Siri po kërcënon “paqen botërore”, ku shpalli edhe ndihmën shtesë për opozitën siriane. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, gjithashtu
Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se vendi i tij është i gatshëm t’i ndëshkojë ata për të cilët ka dyshime të përdorimit të sulmit kimik. Ai tha sot në Paris, se lufta civile në Siri po kërcënon “paqen botërore”, ku shpalli edhe ndihmën shtesë për opozitën siriane.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, gjithashtu u shpreh sot për BBC se forcat e Shteteve të Bashkuara janë të gatshmë të veprojnë menjhëherë nëse presidenti Obama urdhëron aksion.
Gjithashtu, parlamenti i Britanisë pritet të votojë ditën e enjte përgjigjen e reagimit ndaj krizës në Siri.
Rusia ka tërhequr vëmëndjen për ‘pasoja katastrofike” në rast ndërhyrjeje në Siri.
Nga ana tjetër Siria sot i ka hedhur poshtë në mënyrë të plotë akuzat se ka përdorur armatimet kimike.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *