Gjatë një deklarate për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku referuar konferencës së PS ‘’Shqipëria e gjeneratës tjetër” ka akuzuar Edi Ramën se po synon që të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij. Deputetja Tabaku tha se për të mbrojtur standardet demokratike, të drejtat civile, sociale dhe ekonomike, PD
Gjatë një deklarate për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku referuar konferencës së PS ‘’Shqipëria e gjeneratës tjetër” ka akuzuar Edi Ramën se po synon që të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij.
Deputetja Tabaku tha se për të mbrojtur standardet demokratike, të drejtat civile, sociale dhe ekonomike, PD do t’u qëndrojë krah të gjithë qytetarëve të vendit tonë, përballë këtij arbitrariteti të PS-së.
Ajo tha se PD nuk do të lejojë kurrsesi që pjesët më të çmuara të rivierës shqiptare të grabiten dhe me ato pjesë të shpërblehen gjithfarësoj biznesmenësh dhe arkitektësh të cilët financuan fushatën e PS.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *