Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA-ve ndaj Sirisë

Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA-ve ndaj Sirisë

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj ndaj krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga përdorimi i gazit në Damask nga diktatori i Sirisë al-Assad. “Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën ndaj popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj ndaj krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga përdorimi i gazit në Damask nga diktatori i Sirisë al-Assad.

“Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën ndaj popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos”, ka theksuar Berisha përmes një deklarate për mediat sot.

Më tej ai ka shtuar se qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme që të mbështesë  me të gjitha mundësitë e saj modeste si një vend anëtarë i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar