Klubi i Barcelonës, në një komunikatë të lëshuar për mediat, ka thënë se Mesi mund të luajë në finalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Përballë do të ketë Atletikon e Madridit. “Lionel Mesi është kthyer në stërvitje të plotë, ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Atletikos së Madridit” thuhet
Klubi i Barcelonës, në një komunikatë të lëshuar për mediat, ka thënë se Mesi mund të luajë në finalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Përballë do të ketë Atletikon e Madridit.
“Lionel Mesi është kthyer në stërvitje të plotë, ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Atletikos së Madridit” thuhet në komunikatë.
Argjentinasi u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë në finalen e luajtur në kryeqytet. Shkaku ka qenë një dëmtim në kofshë. “Pleshti” mungoi edhe në ndeshjen me Malagën.
26-vjeçari është stërvitur me bashkëlojtarët e tij dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kthyese të Superkupës që zhvillohet në Kamp Nou.
Në 27 ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaren Argjentinase dhe Barcelonën, sulmuesi ka arritur që të luajë për 90 minuta vetëm tek njëra.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *