“Loka” Toni fundos Milanin.

Milan i Alegrit provon humbjen e hidhur në këtë  fillim sezoni, përball Hellas Verona, e sapongjitur në Seria A. Kampionati Italian ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri 2013-2014. Ndeshja hapëse ishte ajo mes pretendentëve për kampion , Milanit përball të rinjve në “Seria A” , Hellas Verona. Një ndeshje e lehtë në letra për

Milan i Alegrit provon humbjen e hidhur në këtë  fillim sezoni, përball Hellas Verona, e sapongjitur në Seria A.

Kampionati Italian ka çelur sot zyrtarisht sezonin e ri 2013-2014. Ndeshja hapëse ishte ajo mes pretendentëve për kampion , Milanit përball të rinjve në “Seria A” , Hellas Verona.

Një ndeshje e lehtë në letra për “djajt e kuq” por futbolli luhet në fushë. Milani e nis mirë, plot aksione dhe dëshirë për të shënuar. Përpjekjet u shpërblyen në minutën e 14 kur Andrea Poli shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë nga Bloteli dhe kalon Milanin në avantazh. Kur mendohej se pjesa tjetër do  të ishte  histori , “ujku i vjetër” , Luka Toni në debutimin e tij me fanellën e Veronës do barazojë shifrat me një goditje perfekte me kokë.

Skuadra e sapo ngjitur në Seria A kërkon të bëjë surprizën në ndeshjen e parë duke ushtruar presion ndaj djemve të Alegrit. Minuta magjike për  veronasit që në minutën e 53 do të marri avantazhin për herë të parë në këtë ndeshje. Është përseri Toni më goditjet e tij më kokë që konfirmon një pasdite në formë dhe i siguron 3 pikët e para Hellas Verona.

Një paraqitje e dobët e kampit milanist që çalon që në ndeshjen e parë përball një skuadre të konsideruar modeste.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar